Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar, i cili është zhdukur prej më shumë se një muaji.
Forcat e rendit bëjnë të ditur se që nga dita e raportimit, më , e deri më tani, njësitet policore të hetimeve, Njësiti për Kërkim-Shpëtim i FSK-së si dhe patrullat policore, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë veprime për gjetjen e tij.
Sipas Policisë, janë intervistuar persona që mund të kenë informacione lidhur me vendndodhjen e 78-vjeçarit, ndërsa është bërë edhe kontrollimi i hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare. Po ashtu, janë realizuar kërkime në zonat që ai i kishte frekuentuar zakonisht, përfshirë ambiente të mbyllura dhe të hapura.
Mes tjerash, Policia thot se është analizuar dhe hetuar çdo informacion që lidhet me të. Pavarësisht këtyre veprimeve, 78-vjeçari ende nuk është gjetur. Pas marrjes së autorizimit nga prokurori i shtetit, Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.
“Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me personin e sipërshënuar, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192 apo në [email protected] ”,- huhet në njoftim. Policia bën të ditur se rasti i 78-vjeçarit është raportuar në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë.
