Letonia gjen një tunel nën kufirin me Bjellorusinë, zotohet t’i

0%

Letonia ka njoftuar të martën () se ka zbuluar tunel nën kufirin me Bjellorusinë dhe ka shpallur planet për luftimin e rrjeteve që thonë se po ndihmojnë një numër në rritje të emigrantëve të kalojnë kufirin ilegalisht, raporton Reuters .

Ushtarët letonezë muajin e kaluar përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan të shtëna paralajmëruese për t’i ndalur emigrantët që po përpiqeshin të hynin nga Bjellorusia, e cila ndan një kufi prej 173 kilometrash me shtetin anëtar të Bashkimit Europian, Letoninë.

“Mbrojtja e kufirit lindor të Letonisë do të forcohet, me bashkëpunim më të ngushtë midis Rojës Kufitare, Policisë Shtetërore, Forcave të Armatosura Kombëtare dhe shërbimeve të sigurisë, dhe me përdorim më intensiv të dronëve për zbulimin e hershëm dhe ndalimin e emigrantëve të paligjshëm”- është zotuar ministri i Brendshëm letonez, Janis Dombrava, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Andris Kulbergs.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendet evropiane javëve të fundit kanë shprehur shqetësim për migrimin e parregullt pas një fluksi prej dhjetëra mijëra njerëzish nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës, megjithëse shumica e këtyre emigrantëve janë larguar që atëherë.

Kulbergs ka thënë se rrjetet kriminale po lehtësojnë migrimin nga Bjellorusia në Letoni, duke i futur ata brenda zonës evropiane pa kufij të Schengenit, porse destinacioni përfundimtar për migrantët është ndonjë vend tjetër në kontinent. “Ata migrojnë aty ku është më e lehtë (të hyjnë në BE). Pra, ne nuk duhet të jemi vendi më i lehtë”- ka thënë Kulbergs në konferencën për shtyp.

Ai u zotua të shënjestrojë rrjetet që transportojnë migrantët nga kufiri në destinacionet e tyre, si dhe çdo pikë mbështetjeje për migrantët në Letoni, si pjesë e asaj që ai e quajti “Operacioni Ujku”. “Nëse gjithçka shkon sipas planit, jemi të bindur se do t’i japim tashmë një goditje mjaft serioze sistemit”- ka thënë Kulbergs. “Dua t’u them organizatorëve: gjithçka do të marrë fund”.

Kulbergs i tha Reuters muajin e kaluar se situata e migrantëve ishte një “kërcënim hibrid” që kishte bërë që Letonia të dyfishonte numrin e rojeve në kufi. Letonia do të bashkëpunojë me fqinjët Estoninë, Lituaninë, Poloninë dhe të tjerë për të ndaluar fluksin e migrantëve, ka thënë qeveria në një deklaratë.

Lituania ka njoftuar në korrik se kishte gjetur gjithashtu një tunel që emigrantët po e përdornin për të hyrë nga Bjellorusia. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo