Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë një person i dënuar me mbi 11

0%

Një shtetas kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar të martën, më , nga Shqipëria në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar në pikën kufitare në Vërmicë, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë, personi ishte arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje” dhe ishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dënuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Policia ka bërë të ditur se ai do të dërgohet në qendrën korrektuese për vuajtjen e dënimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky ekstradim u mundësua falë zbatimit të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: Kallxo