Inspektorati në Fushë Kosovë vazhdon ndëshkimet ndaj personave që

0%

Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës ka vazhduar kontrollet në terren dhe shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj personave që hedhin mbeturina në hapësira publike dhe lokacione të palejuara. Sipas Komunës së Fushë Kosovës, kontrollet kanë në fokus veçanërisht hedhjen e mbeturinave inerte dhe mbeturinave të vëllimshme.

Komuna ka theksuar se hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme ndot mjedisin dhe dëmton hapësirat publike. Përmes një njoftimi, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

“Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës po vazhdon kontrollet në terren dhe shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj personave që hedhin mbeturina inerte apo mbeturina të vëllimshme në hapësira publike dhe lokacione të palejuara”, thuhet në njoftim. “Ndotja nuk tolerohet!”, ka theksuar Komuna. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi