Komuna e Prishtinës ka nisur përgatitjet për organizimin e “Race for the Cure Prishtina 2026”, një aktivitet që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e mbështetjes në luftën kundër kancerit të gjirit. Sot është mbajtur takimi i parë koordinues për organizimin e këtij aktiviteti, në bashkëpunim me Shoqatën “Renesansa”.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Klubit Alpin dhe Klubit të Motoçiklizmit “Çikat”, me të cilët u diskutua për aktivitetet e planifikuara, hapat e ardhshëm dhe koordinimin e përbashkët. “Race for the Cure Prishtina 2026” do të mbahet më 27 shtator në Prishtinë.
Nga Komuna e Prishtinës kanë theksuar se ky aktivitet nuk është vetëm një garë, por një thirrje për ndërgjegjësim, solidaritet dhe shpresë në mbështetje të luftës kundër kancerit të gjirit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
