Malisheva synon të jetë e kompletuar po ashtu edhe të shtojë konkurrencën në secilin repart. Talenti që e nisi karrierën në futbollin anglez, ka përfunduar në Malishevë. Enis Neziri sot i bashkohet nënkampionit të Kosovës. “Enis Neziri është lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës sonë! 18-vjeçari, i cili luan si sulmues krahu, vjen me një eksperiencë të veçantë nga futbolli anglez.
Enisi është zhvilluar në akademitë e Southampton, Chelsea dhe Fulham, ndërsa që nga viti 2016 ishte pjesë e Queens Park Rangers, ku vazhdoi rrugëtimin e tij deri te ekipet e grupmoshave të larta. Tash, talenti i tij do të vihet në shërbim të FC Malisheva”, ka njoftuar FC Malisheva.
