Policia e Ferizajt ka arrestuar në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë ditës së sotme, mw pesë persona, D.A. (21 vjeç), E.A. (22), A.N. (39), O.A. (18) dhe A.A. (22) – për përleshjen e dhunshme pas mesnatës në rrugën “12 Qershori” afër dy lokaleve në Ferizaj, ka njoftuar të martën, më , Policia Rajonale e Ferizajt.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka udhëzuar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rast për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, njofton Policia.
Njëri prej të arrestuarve, Sh.A. aktualisht po trajtohet në QKUK për shkak të plagëve pasi Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka përdorur një kaçavidë. Ai do të intervistohet nga hetuesit policorë pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore. “Si pasojë e përleshjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njëri prej të lënduarve, për shkak të natyrës së lëndimeve, pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë” – thuhet në njoftimin e Policisw.
Tre prej të dyshuarve janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës, derisa gjatë ditës, “policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në rast. “Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një kaçavidë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Po ashtu, policia ka siguruar edhe një incizim të ngjarjes, i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore si dëshmi materiale” – njofton Policia Rajonale e Ferizajt. Hetuesit policorë janë duke i zgjeruar hetimet me qëllim të identifikimit dhe përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast, njoftohet në komunikatë.
