Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe. Napoli, me dëshirën e presidentit Aurelio De Laurentiis, i ka ulur kërkesat fillestare dhe në fund e ka dhënë dritën jeshile për transferimin e sulmuesit belg në Turqi për rreth 7 milionë euro.
Megjithatë, nga kjo shumë duhet të zbriten 40 për qind, pasi në bazë të marrëveshjeve të mëparshme me Chelsean, klubi anglez ka të drejtë ta përfitojë pothuajse gjysmën e të ardhurave nga rishitja e lojtarit. Përmes një llogaritjeje të thjeshtë, Napoli do t’ia transferojë Chelsea-t 2.8 milionë euro nga marrëveshja.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kjo shumë, në aspektin e bilancit financiar, nuk zbritet nga shuma e kartonit dhe për rrjedhojë nuk e krijon asnjë ndikim negativ në formën e një minusvalence. Aktualisht, në bilancin e Napolit, Lukaku e ka një vlerë prej 6.1 milionë eurosh.
Për këtë arsye, pavarësisht shumës që do t’i paguhet Chelseat, klubi italian do ta regjistrojë një plusvalencë nga shitja e sulmuesit belg.
