Shpërndaje në: Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se refuzimi i takimeve nga partitë politike shqiptare për konstituim të institucioneve, paraqet shkelje të besimit demokratik.
Kusari-Lila duke iu referuar akuzave se është shkelur kushtetuta me shtyerjen e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se kushdo që nuk pajtohet, mund t’i drejtohet Kushtetueses. “Për deri sa nuk ka një takim i cili e konfirmon se ka dakordim për të ecur përpara, nuk e kuptoj poentën e këtyre qëndrimeve.
Megjithatë prapë, ashtu siç e ka thënë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, për ata që nuk pajtohen është Gjykata Kushtetuese, se fatmirësisht ka edhe kuorum edhe mundësi të vendimmarrjes.
Por prapë po thejmë, edhe një herë po e ritheksoj se ky komunikim nuk do të duhej të ndodhte përmes mediave, por që apeloj që të takohen e natyrisht edhe të dakordohen për agjendën përpara të shtetit të Kosovës, jo vetëm të partive politike”, ka thënë Kusari-Lila.
Tutje, deputetja Kusari-Lila, ka folur edhe për sulmin me vezë të deputetes së Aleancës, Time Kadriaj ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ajo ka thënë nuk ka shtuar vlerë në demokracinë e Kosovës dhe se shpreson që partitë politike ta kuptojnë se dialogu e dakordimi janë e vetmja rrugë. “Nuk më duket se ka shtuar vlerë në demokracinë e Republikës apo pamjen e Kosovës jashtë.
E pamë mbulimin mediatik në të gjitha mediumet ndërkombëtare mbi atë se çfarë po ndodhë në Kuvendin e Kosovës. Prapë është zgjidhje e saj. Unë prapë shpresoj që edhe Aleanca edhe subjektet e tjera ta kuptojnë se dialogu politik dhe dakordimi janë e vetmja rrugë para”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Edhe Arbëri 12 min. më parë Haxhiu dekoron senatoren amerikane Joni Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave Vazhdimi i dytë i seancës konstituive u përcoll me tensione pasi deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, veprim që u pasua edhe me shtyrje mes ligjvënësve.
Kurti, e konsideroi problem refuzimin e liderëve të partive për t’u takuar me të, me qëllimin për të arritur marrëveshje për presidentin. Seancë tjetër ende nuk është ftuar.
