Demi Lovato dhe Joe Jonas ribashkohen në premierën e “Camp Rock 3”,

0%

Demi Lovato dhe Joe Jonas u ribashkuan në premierën e “Camp Rock 3” në Los Angeles, vite pasi historia e tyre e dashurisë mori fund. Dyshja u shfaq në humor të mirë, duke dëshmuar se sot ruajnë një marrëdhënie miqësore. Demi dhe Joe u njohën gjatë xhirimeve të “Camp Rock” në vitin 2007 dhe nisën një lidhje romantike në vitin 2010, por u ndanë po atë vit, shkruan DailyMail.

Në premierë, ata pozuan së bashku, ndërsa Demi u shfaq elegante me një fustan ngjyrë kafe prej sateni. Në filmin e ri, Demi rikthehet si Mitchie Torres, ndërsa Joe reprizon rolin e Shane Gray. Rikthimi i tyre në “Camp Rock” ka ngjallur nostalgji te fansat, sidomos pas performancës së përbashkët të dyshes vitin e kaluar gjatë një koncerti të Jonas Brothers.

Sot, të dy kanë vazhduar jetën e tyre, por duket se e kanë lënë pas të shkuarën dhe mund të ndajnë sërish të njëjtin ekran pa asnjë tension.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi