Arrestohen dy persona në Vushtrri, dyshohen se sulmuan zyrtarët

0%

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë penguar punën e zyrtarëve policorë dhe më pas i kanë sulmuar ata gjatë detyrës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës” – thuhet në raportin e Policisë. Si pasojë e incidentit, zyrtarët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe intervistuar në lidhje me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo