Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Janiqisht të Malishevës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më , rreth orës , ndërsa në të janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë civile.
Nga të dhënat fillestare të Policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe më pas është përplasur me pjesën ballore të veturës. Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit, të dy meshkuj kosovarë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile”, – thuhet në raportin e Policisë. Ndërkohë, gjatë orëve të para të 11 gushtit, është konfirmuar se drejtuesi i motoçikletës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas Policisë, rreth orës , mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e të dyshuarit, i cili ishte i përfshirë në aksident. “Me datë rreth orës , nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i dyshuari, i cili ka qenë i përfshirë në aksident, kishte ndërruar jetë”, – thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të përcaktuar të gjitha rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal.
