Flet për Interin dhe kalimin te Reali

0%

Dokumentari i Netflix që rikthen gjurmët e karrierës së Jose Mourinho është publikuar.Ndër fragmentet nga citatet e tij është edhe një për kohën e tij në Romë: “Ajo që bëra në Porto në fillim të karrierës sime, e bëra përsëri në Romë tre vjet më parë.

E dija që nuk do të mund ta fitoja kurrë Ligën e Kampioneve atje, por ndihesha thellësisht i dashur dhe fitimi i Ligës së Konferencës ishte një mrekulli e vogël. E vogël, sigurisht, sepse vetëm Jezu Krishti bën gjëra të mëdha. Në punën time, qëllimet janë të lidhura me potencialin dhe unë i arrij ato qëllime.

Karriera ime më ka dhënë të drejtën për lumturi dhe në Romë isha i lumtur.” “Special One” zbuloi gjithashtu atë që u tha zikaltërve gjatë ndeshjes kundër Barcelonës: “U tha shë atyre se nuk kishte të bënte me një ndeshje, por me rezistencën ndaj një lufte, një rrethimi. Futbolli është fisnor. Vuan dhe jep gjithçka. Dhe ne e bëmë deri në fund.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishte një ndeshje e bukur, një moment epik dhe magjik. Çfarë i thashë Guardiolës? Të fitosh kështu, me një avantazh numerik, është e lehtë. Por nuk do të fitosh. Unë kisha vendosur tashmë të largohesha. Doja të fitoja në vende të ndryshme dhe doja të largohesha sepse doja Real Madridin. Tek Interi gjeta dashuri, respekt, një ekip të gatshëm të më ndiqte kudo.

Por dëshira ime ishte më e fortë. Më kërkuan të nënshkruaja kontratën natën para finales, por unë refuzova nga respekti. Ia mbatha emocioneve të mia. Nëse nuk do të kisha hipur në atë aeroplan, do të kisha qëndruar me zikaltërit, por nuk doja sepse e kisha vendosur. Puna ime tek Interi kishte mbaruar”, thotë ai.

Burimi: Bota Sot