Atdhe Mazari do të jetë futbollisti i ri i Elbasanit. Burimet për mediat raportojnë se 25-vjeçari ka firmosur për verdheblutë dhe do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm 2026/27.
Sulmuesi i krahut të djathtë vjen nga NK Varazdin, skuadër që militon në elitën e fundit kroat, ndërsa më parë është aktivizuar dhe në kampionatin maqedonas, me Shkëndijën e Tetovës, Strugën, Rabotnickin, Ohrid Lihnidos, Pobeda Prilep. Një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Ivan Gvozdenovic në repartin ofensiv, në vigjilje të sezonit në Superiore.
