Të hënën mbrëma, më , një 33-vjeçari në Nerodime të Epërme të Ferizajt i është konfiskuar një armë gazi me dy fishekë. Kjo ka ndodhur pas raportimit të rastit se ka pasur të shtëna në një aheng familjar, ka bërë të ditur më Policia Rajonale e Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Policia njofton se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të procedurë të rregullt hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë qytetarët që të përmbahen nga përdorimi dhe gjuajtja me armë zjarri gjatë festave dhe ahengjeve familjare”- thuhet në njoftimin për media. “Të shtënat në ajër janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”.
Policia është zotuar se do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore ndaj çdo personi që përdor armën në mënyrë të kundërligjshme.
