Siguria në punë, Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Podujevë

0%

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjatë inspektimit në terren, inspektorët kanë evidentuar mangësi që lidhen me respektimin e kërkesave për krijimin e një ambienti të sigurt për punëtorët.

Si pasojë e këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve në objekt. Punimet do të mund të rifillojnë vetëm pas eliminimit të të gjitha mangësive të evidentuara dhe plotësimit të kushteve të nevojshme për zhvillimin e sigurt të punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, veçanërisht të rregullave që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Institucioni u ka bërë thirrje punëdhënësve që t’u përmbahen në mënyrë rigoroze standardeve të sigurisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Burimi: Bota Sot