Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Gllarevë të Klinës gjatë punës me ekskavator. Sipas Policisë së Kosovës, një dëshmitar e ka hasur mjetin të hënën rreth orës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt. Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë incident.
Burimi:
Telegrafi
