Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur sot në Sheshin e qytetit në Ferizaj mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas IKD-së, që nga orët e paradites ka pasur interesim të qytetarëve për t’u informuar rreth përmbajtjes së nismës dhe për ta mbështetur atë me nënshkrimet e tyre.
Nismën e kanë mbështetur edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Përmes kësaj nisme propozohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe të ndalohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.
Sipas IKD-së, këto ndryshime synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Aktiviteti për mbledhjen e nënshkrimeve do të vazhdojë sot deri në orën , ndërsa IKD ka ftuar qytetarët e Ferizajt të vizitojnë stendën informuese dhe ta mbështesin nismën me nënshkrimin e tyre.
