Synohet unifikim vendimmarrjesh në futbollin europian

0%

UEFA ka bërë të disponueshëm për konsultim “Clear Line”, një arkiv vendimesh arbitrale, i krijuar për të sjellë më shumë qartësi, konsistencë dhe transparencë në procesin e vendimmarrjes në futbollin europian.

Drejtuesit e arbitrimit të të gjitha federatave anëtare të UEFA-s e kanë miratuar “Clear Line” si kuadër referimi për zbatimin e njëtrajtshëm dhe të qëndrueshëm të vendimeve të arbitrave dhe ndërhyrjeve të VAR-it, si në nivel kombëtar, ashtu edhe europian.

Arkivi përfshin më shumë se 150 skenarë arbitrimi, me udhëzime të detajuara për interpretimin e rregullave të lojës dhe për rastet kur VAR-i duhet ose nuk duhet të ndërhyjë. Platforma thekson se “rishikimi me video duhet të përdoret vetëm në rastin e gabimeve të qarta dhe të dukshme”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas UEFA-s, përmes videove dhe shpjegimeve vizuale, “Clear Line” synon t’u japë arbitrave, lojtarëve, trajnerëve, komentatorëve dhe tifozëve një kuptim më të mirë të vendimeve në situatat më komplekse dhe të debatuara.

Drejtori i arbitrimit të UEFA-s, Roberto Rosetti, tha: “Clear Line është krijuar për t’u ofruar arbitrave udhëzime të qarta dhe të sakta, duke kontribuar në më shumë konsistencë dhe në përdorim më të standardizuar të VAR-it”.

Burimi: Bota Sot