Dinamo mesazh tifozëve!

0%

Ndërsa na ndajnë edhe 2 ditë nga ndeshja Dinamo – Auda, e planifikuar të enjten në stadiumin “Elbasan Arena”, klubi dinamovitë ka postuar në rrjetet sociale çmimet e biletave për sfidën e kthimit në Conference League, raundi i 3-të. Ato variojnë nga 20 mijë lekë të vjetra në sektorin “VIP”, deri te 4 mijë lekë të vjetra në tribunën “E”.

Po ashtu, “blutë” e kryeqytetit kërkojnë ndihmën e tifozëve për të arritur përmbysjen e madhe dhe kualifikimin në fazën Play-Off. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja tregoi kundër Aluminij se mund të jetë i “frikshëm” në tokën shqiptare, e përkthyer me fitoren 3 – 0 karshi skuadrës sllovene. Përballja e parë Auda – Dinamo, përfundoi 1:0 për letonezët, rezultat i ngushtë që lë gjithçka të hapur.

Burimi: Bota Sot