Randal Kolo Muani është rikthyer te Juventusi, që e ka pritur sërish me krahë hapur dhe po e teston në miqësore. Nga Australia, sulmuesi francez foli mbi dëshirën për të nisur kapitullin e dytë bardhezi: “ Me agjentët e mi bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për t’u rikthyer. Isha në kontakt me ta dhe me familjen time, informohesha për gjithçka.
Jam i lumtur dhe krenar që i vesh sërish këto ngjyra”. Për shokët e skuadrës tha: “Në përvojën time të parë u krijua një lidhje e mirë. Shokët më pritën shumë mirë. Jam shumë i lumtur të luaj sërish me ta dhe të jem përsëri në Torino”. Për Yildiz: “Është kënaqësi të luash me të. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, me cilësi të mëdha dhe unike.
Do të jetë në avantazhin e të gjithëve nëse përshtatemi me Kenan”. Për Spallettin: “Më ka treguar besim. E di çfarë kërkon nga sulmuesit dhe do të jap maksimumin. Më jep shumë udhëzime dhe jam i lumtur ta dëgjoj. Nëse mund të shënoj më shumë, aq më mirë”. Për Zidane: “Është bukur që u zgjodh Zidane, por nuk harroj punën e Deschamps.
Ishte kënaqësi të grumbullohesha për herë të parë prej tij në kombëtare”. Për periudhën te Tottenham, ku shënoi vetëm 5 gola: “Për çështje personale, e kisha mendjen diku tjetër. Mezi prisja të kthehesha te Juventusi. Jo çdo sezon mund të jetë i mirë. Kam mësuar shumë, atje kam pasur edhe dëmtimet e para. Tani nis një kapitull i ri”.
