Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje

0%

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri. Si pasojë e incidentit, zyrtarët policorë të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot