Zelensky: Rusia përdori raketa koreano-veriore në sulmin ndaj

0%

Që prej natës së kaluar, operacionet e shpëtimit janë duke vijuar për t’u përballur me pasojat e sulmit rus ndaj Zaporizhzhias. Qyteti u godit nga raketa balistike koreano-veriore, raketa Zircon dhe bomba ajrore të drejtuara. “”Ishte një sulm brutal, i planifikuar për të shkaktuar dëmin maksimal, veçanërisht ndaj infrastrukturës civile.

Fatkeqësisht, deri tani në qytet janë regjistruar gjashtë viktima dhe 19 të plagosur”, shkruan në X presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ngushëllimet e mia për familjet dhe të afërmit e tyre. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të shuajnë zjarrin në një nga objektet e goditur a – shton Zelensky. Në Kiev, një sulm me raketa dëmtoi një spital të sëmundjeve infektive dhe disa biznese.

Sulmet me dronë vazhdojnë pothuajse çdo ditë në komunitetet tona pranë vijës së frontit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot