NPL “Përparimi” ka njoftuar se është rregulluar problemi me ndriçimin publik në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri. Sipas njoftimit, punëtorët e Njësisë së Ndriçimit Publik kanë intervenuar gjatë mbrëmjes në këtë rrugë, duke rikthyer funksionimin e ndriçimit publik.
Nga ndërmarrja kanë bërë të ditur se intervenimi është realizuar me sukses, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe mërgimtarët që gjatë këtyre ditëve po qëndrojnë në Vushtrri. Rikthimi i ndriçimit pritet të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizje, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
