Antero Lopes është shefi i ri i Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ai u emërua më nga Këshilli i Bashkimit Europian, ndërsa mandati i tij ka filluar sot, më .
Përmes një komunikate për media, Misioni i EULEX-it ka bërë të ditur se Antero Lopes ka një përvojë të gjatë kombëtare dhe ndërkombëtare në funksione të larta udhëheqëse në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu ai ka shërbyer edhe në Kosovë për gjashtë vjet në Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së (UNMIK), dhe vlerësohet se e njeh mirë kontekstin nga përvoja e fituar e tij në rajon.
“Jam i nderuar që po marr detyrën e shefit të EULEX-it dhe që do të udhëheq një Mision i cili, për shumë vite, ka shërbyer si partner i besueshëm dhe i paanshëm i institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë.
Ekipi i larmishëm dhe profesional i EULEX-it vazhdon të jetë i përkushtuar fuqishëm për mbështetjen e një sektori të sundimit të ligjit të përgjegjshëm dhe të pavarur, i cili është thelbësor për qeverisjen demokratike, sigurinë juridike, besimin e publikut dhe stabilitetin afatgjatë, në dobi të gjitha komuniteteve në Kosovë” – citohet të ketë thënë Lopes.
“Duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës, partnerët e Bashkimit Europian dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar, jam i përkushtuar të siguroj që Misioni të vazhdojë të ofrojë këshillim strategjik, monitorim dhe mbështetje operative në përputhje me mandatin e tij, duke promovuar njëkohësisht qëndrueshmërinë institucionale, profesionalizmin, integritetin, respektimin e plotë të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe barazinë gjinore.
Një sistem i sundimit të ligjit që është i pavarur, i paanshëm dhe i lirë nga ndikimi i papërshtatshëm politik është i domosdoshëm për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.
Pres me kënaqësi të angazhohem nga afër me homologët tanë, t’i dëgjoj prioritetet e tyre dhe të punojmë së bashku për të arritur përparim konkret dhe të qëndrueshëm, i cili do ta forcojë më tej sundimin e ligjit dhe do të kontribuojë gjithashtu në stabilitetin dhe sigurinë rajonale” – përfundoi ai. Mandati i tij i plotë është deri me datën .
Në këtë pozitë Lopes e pason Giovanni Pietro Barbano, gjeneralmajori i Karabinierisë Italiane, i cili e përfundoi mandatin e tij si shef i EULEX-it në qershor 2026. EULEX-i u themelua në vitin 2008 si Misioni më i madh civil në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të Bashkimit Europian.
Në qershor 2025, Këshilli e zgjati mandatin e EULEX-it deri më , në bazë të Vendimit (CFSP) 2025/1161.
