Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar sot, më , përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Gjatë inspektimit, zyrtarët kanë evidentuar mangësi që, sipas Inspektoratit, rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
Për këtë arsye është nxjerrë vendimi për ndalimin e përkohshëm të punimeve në objekt, deri në eliminimin e mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës. Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, veçanërisht sa i përket masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
