Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë marrë kontrollin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se Marina amerikane e ka pastruar atë nga minat. Trump tha para gazetarëve në Zyrën Ovale se aktualisht vetëm Marina e SHBA-së e kontrollon ngushticën, një prej rrugëve detare më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Sipas tij, pastrimi nga minat ka bërë që ngushtica të jetë e hapur për qarkullimin e anijeve. “E vetmja që ka kontrollin e Ngushticës së Hormuzit tani është Marina e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Trump. Ai shtoi se tashmë një numër i madh anijesh mund të kalojnë përmes ngushticës, ndërsa pranoi se situata mbetet e ndërlikuar për shkak të vendosjes së herëpashershme të minave.
Trump tha se ushtria amerikane i zbulon dhe i largon minat, duke pretenduar se SHBA-ja ka kryer një operacion të gjerë për pastrimin e gjithë ngushticës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!