U desh që të ndërhynte vetë presidenti Aurelio De Laurentiis që çështja Lukaku të zhbllokohej. Kontaktet e vazhdueshme të presidentit të Napolit me agjentin e futbollistit Ledure dhe drejtuesit e Fenerbahçes dhanë frytet e shpresuara.
Pas ‘po’ së Big Rom në ditët e kaluara për një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër me një pagë 10 milionë euro në sezon, erdhi edhe marrëveshja mes dy klubeve sigurisht e kushtëzuar edhe nga rezultati i vizitave mjekësore.
Kështu qendërsulmuesi belg do të transferohet në Turqi për 7 milionë euro(40% e kësaj shume do të shkojë për Chelsea) dhe me largimin e tij, zhbllokohet merkatoja e Napolit përsa iu përket blerjeve.
Por objektivi kryesor në këtë moment për klubin italian nuk ësjtë Gabriel Jesus, pavarësisht dëshirës së brazilianit për t’u larguar nga Arsenali dhe faktit që ai e ka pranuar një kalim te napoletanët.
Dëmtimi i Marianuccit dhe ai i Buongiornos, detyron drejtuesit e Napolit që të kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen; në shënjestër është Badiashile i Chelsea me klubin italian që e ka me ngut mbylljen e operacionit. Por nuk është vetëm Lukaku që largohet.
Edhe Noa Lang duket se është me valixhe në duar, me holandezin që kërkohet nga Ajax dhe në këtë pikë largimi i Gotds te PSG mund të zhbllokojë operacionin. Napoli është gati të sakrifikojë Noa Lang në rast se vjen oferta e duhur, ndërkaq nuk ka oferta për Lucca.
