Arrestohet një person i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në

0%

Një person është plagosur me armë zjarri të hënën pasdite në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”, ka deklaruar Krasniqi. Ajo ka thënë se njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se i plagosuri është sjellë në Shërbimin Emergjent rreth orës . “Sot, rreth orës , në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ‘Isa Grezda’ në Gjakovë është sjellë një pacient i plagosur me armë zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës”, thuhet në njoftimin e spitalit. Sipas spitalit, pacienti është shtrirë për trajtim të mëtejmë dhe aktualisht është në gjendje stabile. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave që çuan deri te plagosja.

Burimi: Telegrafi