“Dje ‘shtyje telin’, sot ‘thirre KFOR-in’!” – Geci thumbon opozitën

0%

Halil Geci ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ku KFOR-i ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur të marrë përgjegjësinë për sigurinë në këtë urë.

Në reagimin e tij, Geci ka kritikuar dhe ironizuar qëndrimet e mëhershme të opozitës dhe të figurave politike lidhur me urën, duke pretenduar se ata që dikur kundërshtonin veprimet e Qeverisë së Kosovës, sot po kërkojnë mbështetjen e KFOR-it.

Duke rikujtuar përplasjet politike të së kaluarës rreth urës, Geci e ka përmbledhur atë që e konsideron si ndryshim të qëndrimeve me shprehjen: “Dikur: ‘Shtyje telin!’ Sot: ‘Thirre KFOR-in!’”, përcjell “Bota sot”. Shkrimi i plotë NGA “SHTYJE TELIN, NËSE TA MBAN” SOT “ANKOHEMI TE KFORI”!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata që dikur i thoshin Kurtit: “Mos e prek kufirin mbi urë!”, ndërsa opozita dhe ish-rojet e urës, alias Lista Serbe, e kishin kthyer urën në një lloj “kufiri”, sot paskan ndërruar pllakë! Madje atëherë e sfidonin Kurtin: “Shtyje telin dhe dil matanë, nëse ta mban!” Sot? “Sot po ankohen te KFOR-i!” Eh, sa shpejt ndryshojnë rolet!

Dje i thoshin shtetit: “Mos e prek!” Sot po i kërkojnë ankes te KFOR-i Po opozita ku do të ankohet? Ndoshta po e pret lirimin e Hashimit… E nëse Hashimi nuk lirohet dhe nuk u mbetet derë tjetër, le të provojnë te “Hashimi i Lirim Gashit”,ndoshta ai ua gjen edhe një derë tjetër për t’u ankuar! Në politikë, kur bie barriera, bien edhe shumë prej “trimërive” që bëheshin pas saj.

Me sa duket, Dada Razë, Dada Lume dhe Dada Rrushe, ato që dikur i thoshin Kurtit: “As me dylbi nuk guxon ta shikosh veriun!”, sot i kanë futur veshët në lesh dhe po hanë “përshesh”…! Dikur: “Shtyje telin!” Sot: “Thirre KFOR-in!” Kaq për “trimërinë” politike të atyre që dje bërtisnin nga pas telit e sot kërkojnë mbrojtje përtej tij!

Burimi: Bota Sot