Shtime, policët shpëtojnë një 72-vjeçar që kishte rënë në bunar

0%

Zyrtarët policorë të Shtimes kanë shpëtuar një qytetar, i cili kishte rënë aksidentalisht në bunar derisa ishte duke ujitur kopshtin në oborrin e tij. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot më rreth orës në fshatin Muzeqinë. “Pas pranimit të informacionit, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Njëri nga zyrtarët është futur rreth 10 metra në bunar, ku ka arritur ta sigurojë personin me litar, ndërsa dy zyrtarë tjerë policor kanë bërë tërheqjen dhe kanë arritur ta nxjerrin atë të gjallë”- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se personi i shpëtuar fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. “Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedural”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe falënderon ekipet emergjente të QKMF-së në Shtime dhe Qendrës Emergjente në Ferizaj për reagimin e shpejtë dhe trajtimin profesional.

Burimi: Kallxo