Trumpi ndryshon qasjen ndaj vaksinave të fëmijëve, synon ndarjen e

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të nënshkruajë të hënën një urdhër ekzekutiv që synon të sjellë më shumë fleksibilitet në vaksinimin e fëmijëve dhe të nxisë kërkime të mëtejshme mbi vaksinat. Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ndërsa përmbajtja e urdhrit është raportuar fillimisht nga Axios.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola. Administrata Trump synon që këto tri vaksina të mos jepen më si një vaksinë e kombinuar, por të ndahen në tre injeksione të veçanta dhe të administrohen në vizita të ndryshme mjekësore, nëse vaksinat individuale bëhen të disponueshme në SHBA.

Sipas tekstit të raportuar nga Axios, urdhri kërkon gjithashtu që, në masën më të madhe të mundshme, imunizimet e fëmijërisë të administrohen veçmas dhe jo në kombinime. Urdhri pritet të udhëzojë gjithashtu Departamentin e Shëndetësisë që të avancojë kërkimet mbi vaksinat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshimi ka ngjallur shqetësime te ekspertët e shëndetit publik, të cilët paralajmërojnë se ndarja e vaksinave mund t’i lërë fëmijët më gjatë të pambrojtur ndaj sëmundjeve të parandalueshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com