Drejtori i AKI-së në Konferencën e Ambasadorëve, trajtohen sfidat

0%

“ Siguria, qëndrueshmëria dhe kërcënimet hibride” është tema e sesionit të parë, i cili hap punimet e Konferencës së IX-të të Ambasadorëve. Në një prezantim të veçantë nga Petrit Ajeti, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës hapi sot punimet e Konferencës së IX të Ambasadorëve, e cila po mbahet nën temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”, me pjesëmarrjen e krerëve institucionalë, ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.

Konferenca e IX-të e Ambasadorëve do të vazhdojë punimet edhe gjatë dy ditëve në vijim, gjatë të cilave ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës do të diskutojnë për prioritetet e politikës së jashtme, sfidat dhe zhvillimet ndërkombëtare, si dhe mundësitë për avancimin e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot