Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis, po bëhen përpjekje për

0%

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në “Click” të “RTV21” ka thënë se Marrëveshja e Ohrit ishte zgjidhja më e mirë për kohën, duke theksuar se ajo ishte kompromis. “Zgjidhje më të mirë për kohën sesa Marrëveshja e Ohrit nukkishte. Marrëveshja e Ohrit është e kompromisit, sepse palëtkanë qenë ndërluftuese. Zhvilloheshin luftime të ashpra, bombardime, pozicione ndërhynte komuniteti ndërkombëtar.

Delegacioni i parë që e kemi takuar ka qenë përfaqësuesi i NATO-s”, tha Ahmeti. Ai tutje tha se marrëveshja është nënshkruar në dy faqe tëndryshme. “Marrëveshja është nënshkruar në dy faqe të ndryshme”, tha ai. Tutje, Ahmeti tha se shqiptarëve iu ishte mohuar çdo e drejtënë vendin e vet.

“Shqiptarëve iu ishte mohuar çdo e drejtë në vendin e vet dhe, për të qenë më i qartë për publikun, eksperimenti laboratorikanti-shqiptar i Beogradit ka qenë i instaluar në Shkup asokohe”, u shpreh Ahmeti. Përderisa, sipas tij, Marrëveshja e Ohrit i përmbushte kërkesate shqiptarëve, përfshirë zyrtarizimin e gjuhës dhe zyrtarizimine simboleve kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Lufta u është imponuar shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni”, tha Ahmeti. Ai tha se Marrëveshja e Ohrit është denigruar dhe këtij denigrimi i kanë shërbyer shqiptarët dhe gabimi që nuk duhet ta përsërisim, partitë politike shqiptare, le të jetë ky gabimi i fundit.

“Këta, pa fituar legjitimitetin, marrin pjesë vetëm në kolltuk, në qeverisjen e vendit, pa realizuar asnjë kërkesë të shqiptarëve dhe pa përmbushur asnjë obligim dhe detyrim të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti. Ahmeti tha se gjersa badenteri varet nga deputetët e Frontit Europian ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të kalojë.

Burimi: Telegrafi