Diana Vickers tërhoqi vëmendjen gjatë pushimeve të saj në Portugali të dielën, teksa u shfaq me bikini të kuqe dhe shijoi rrezet e diellit. Këngëtarja dhe ish-ylli i “X Factor”, 35 vjeç, ekspozoi linjat e saj trupore me një palë bikini të kuqe, ndërsa pozoi në mënyrë provokuese e ulur në gjunjë në rërën e plazhit.
Me flokët e saj bionde të stiluar në onde të çrregullta, tipike për një ditë plazhi, Diana dukej në elementin e saj teksa pozonte para kamerës për disa fotografi mjaft tërheqëse, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”. Diana Vickers Diana Vickers Por ky nuk ishte i vetmi moment me bikini për Dianën.
Më vonë, ajo veshi një palë bikini ngjyrë rozë të çelët dhe u relaksua duke shijuar një birrë me shije limoni. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Diana tregoi gjithashtu se kishte hyrë në det, duke u rrëfyer ndjekësve të saj se uji ishte “vërtet i ftohtë”.
Diana Vickers Pushimet e saj me diell në Lisbonë vijnë pak kohë pasi Diana zbuloi se i kishte dhënë fund një periudhe njëvjeçare celibati, pasi kishte kryer marrëdhënie intime me një person me të cilin punon.
