Vullkani Etna ka rritur aktivitetin e tij, duke shkaktuar lëshimin e hirit vullkanik në atmosferë dhe pezullimin e përkohshëm të një pjese të trafikut ajror mbi Siçili. Aeroporti i Katanias ka njoftuar se, për shkak të resë së hirit që është zhvendosur në jugperëndim të vullkanit, mbërritjet e avionëve janë pezulluar deri në orën .
Pasagjerëve u është bërë thirrje që të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre drejtpërdrejt me kompanitë ajrore para se të nisen drejt aeroportit. Autoritetet po e monitorojnë vazhdimisht situatën, ndërsa kufizimet në trafikun ajror mund të ndryshojnë në varësi të lëvizjes së resë së hirit dhe kushteve të motit.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasin kufizimet e trafikut ajror. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
