Zyrtare, Amorim trajner i Milanit

0%

Shpërndaje në: Tashmë është zyrtare. Ruben Amorim është zgjedhur trajner i Milanit. Amorim më herët ishte trajner te Manchester Unitedi, por u shkarkua në mungesë të rezultateve. Ndërkohë Milani për arsye të njëjtë e shkarkoi Massimiliano Allegrin. Portugezi Amorim para Unitedit ka punuar me sukses në vendlindje. “Amorim është një nga trajnerët më të përgatitur dhe më inovativë të gjeneratës së re evropiane. Është i ri, ambicioz dhe me identitet modern të futbollit”, ka thënë Gerry Cardinale, pronar te Milani. Amorimi ka theksuar se prej synimeve të tij në karrierë gjithnjë ishte drejtimi i Milanit. “E di saktësisht se çka do të thotë ky klub: histori, prestigj dhe bazë e jashtëzakonshme e tifozëve në mbarë botën. Është një sfidë që e pranoj me krenari dhe entuziazëm. Jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që përfaqësojnë këto ngjyra”, ka thënë Amorim.

Burimi: Koha