Gushti nis me temperatura të larta, plazhet e Vlorës tejmbushen nga

0%

Fundjava e parë e muajit gusht e ka gjetur Vlorën të mbushur me pushues. Ky 1 gusht ka sjellë një fluks të lartë vizitorësh, ku plazhet e qytetit janë tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Temperaturat, që gjatë kësaj fundjave kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë bërë që mijëra pushues t’u drejtohen plazheve për t’u freskuar. Jo vetëm vijat bregdetare, por edhe qyteti ka njohur një numër të lartë vizitorësh, me shëtitoren, lokalet dhe bizneset që kanë qenë të frekuentuara gjatë gjithë ditës.

Muaji gusht pritet të jetë periudha me fluksin më të madh të turistëve në Vlorë, duke konfirmuar edhe një herë qytetin bregdetar si një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot