​Hansi Flick konfirmon largimin e Rashfordit: Do të na mungojë

0%

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lënë të kuptohet se Marcus Rashford nuk do të vazhdojë te skuadra katalanase, duke pranuar se do t’i mungojë sulmuesi anglez pas përfundimit të huazimit të tij. Rashford zhvilloi një sezon pozitiv me Barcelonën, ku shënoi 14 gola dhe dhuroi po aq asistime, ndërsa kishte shprehur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në “Camp Nou”.

Megjithatë, Barcelona ka përforcuar repartin ofensiv me transferimet e Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi, duke bërë që aktivizimi i opsionit të blerjes së Rashfordit të duket gjithnjë e më i pamundur. “Çfarë mund të them për Marcusin është se më ka pëlqyer shumë të punoj me të. Ndonjëherë nuk e di se çfarë ndodh me lojtarët që janë të huazuar.

Situata jonë nuk është e lehtë, por ai është një futbollist fantastik dhe një person i shkëlqyer. Besoj se edhe skuadra do ta ndiejë mungesën e tij dhe edhe unë do ta ndiej. Por kjo është jeta dhe duhet ta pranojmë” , tha Flick. Me përfundimin e huazimit, Rashford pritet të rikthehet te Manchester United, ku ka edhe dy vite kontratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e paqartë, pasi më herët vetë sulmuesi kishte lënë të kuptohej se ishte i gatshëm të largohej nga “Old Trafford”. 28-vjeçari kishte deklaruar në muajin maj se dëshironte të qëndronte te Barcelona, duke vlerësuar ambientin dhe ambiciet e klubit për të fituar trofe në të ardhmen.

Pavarësisht largimit nga Barcelona, Rashford pritet të zgjojë interesimin e disa klubeve pas paraqitjeve të mira sezonin e kaluar dhe rikthimit në Kombëtaren e Anglisë.

Burimi: Bota Sot