Zhduket një grua në Podujevë, familja raporton rastin në polici

0%

Një grua është raportuar e zhdukur në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është raportuar më 9 gusht, ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të largimit. Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Raporti: PERSON I ZHDUKUR Podujevë / – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

Burimi: Bota Sot