Sa vë këmbën te pragu i derës Unë i ndiej shkreptimat e zemrës Që ndriçojnë honet e humnerës. Se jeta jonë si një humnerë Ata që deshëm, nuk e arritëm asnjëherë Nuk e shijuam atë që ka vlerë. Nëpër shekuj jetën na e nxinë Zemra nuk reshti së lëshuari shkreptimë Paçka se në pleqëri ma kthyen rininë.
Nuk iu soskan shkreptimat zemrës shqiptare Në lumenj, dete, në fusha e male Me krenari përballuam vuajtje e halle. Se jam ilire në trojen time pellaze Ndaj përballoj dallgë e tallaze Paçka se shpirti mbushur plot maraze. Se një llokëm Çamërie është Konispoli Vend i shenjtë ku në liri ruhet simboli Ku nuk shuhet e nuk vdes Mollosi.
Zemra shkrepëtinë nga Janina Ku Suli syçelë ka plot trima Nga Preveza hyjnore vjen drithërima. Po zgjohet Çamëria e Mollosit Aravanitët trima me besë të Zotit Kërkojnë bashkimin e trojes së Kastriotit. Aravnite është Bubulina Dhe Kolokotroni sytë vetëtima Nga gjaku shqiptar, lirinë gëzon Athina. Në vëllazëri jetonim dikur Secili nderonte të tijnë flamur Pabesinë nuk e njohëm kurrë.
Po heroi Marko Boçari Shqiptar e bir shqiptari Zemra e tij ndizej si zjarri. Akademia lëvizëse Hasah Tahsini Atij në ballë i ndrinte ylli Shumë larg ishte i tij shikimi. I artë ishte i tij mendimi Nuk iu nda zemra nga bashkimi Por vdiq i mbuluar nga trishtimi. E ndieu kur Çamërisë i ra mallkimi Ndaj iu mek dhe ligjerimi Kur pa Çamërinë mbuluar prej tymi.
Burra kolos plot madhështi Me shpirt të pastër pa djallëzi Trimërinë e kishin se ishin sojli. Çamëria peng i një djallëzie Çamëria shpirt shqiptarie I shkreptinë zemra me frymë lirie. Shkreptinë zemra e Preshevës Vuajtje e rëndë nën sundimin e zgjedhës Në gjoks pret plumbin e predhës. I fuqishëm zëri i luginës Po përballet me këlyshët e shkinës Deputeti si Kreshniku i Jutbinës.
E ngre zërin në Parlamentin e Serbisë Mbron të drejtat e shqiptarisë Heroinë nëna që i dha sisë. Nga Bujanovci në Metvegje O shkreptimë zjarrin e ndeze Se ke frymë Nënë Tereze… Lindi në Shkup, qëndroi si burrë Në zemër mbajti të shqipes flamurë Shqiptarinë nuk e harroi kurrë. Njihem si Nënë Tereza e Kalkutës Por shpirti em në tel të lahutës Së pari shqiptova emrin e bukës.
Në shqip thashë babë e nanë… Jam shqiptar me gjak, kam thanë. Kam lajmëruar gjithë dynjanë. Kam lajmëruar Papë e Perandrorë Ma kanë lënë kombin një dorë Trojet pellaze ma bënë therorë. Shkreptima zemra lëshon Shkupi Xhemë Gostivari kurrë nuk hupi Përballoi përbindëshat soj harbuti. Po ku je Arbër Xhaferi?! Kur të humbëm zemra në theri! Ti ishe drita kur na mbuloi terri…
Shkupi, Gostivari dheTetova Janë tapi e trojeve tona Gati janë kur i dona… Manastiri e Kumanova, tokë ilre Për Kombin janë xhevahire Me alfabetin me shkronja latine. Tash po dal në Liburni Mbretëresha Teutë si flori Na la të shkruar një histori. Me Gji Kotorri, me Plavë, Guci Me Tuz, Ulqin përherë krenari Me Kastriotët lidhur me miqësi.
E u rritën mbesat e nipat Edhe sot trashëgojnë traditat Si në Trojvogjël tregojnë meritat. Sa shumë dallgë në hodhi koha Në dyzet male po klith shqiponja Se tridhjetë e dy fise kanë trojet tona. Shkreptima zemre lëshon Kosova Dardanisë në botë i përhapet jehona Me Presidentin e parë Ibrahim Rugova.
I ndrinë trimëria qysh nga lashtësia Sa heronj mbuluar nga lavdia Për Dardaninë janë dashuria… Gjerdan krenarie i ka Kombi Kombi që përbindëshi na e shkërmoqi Shqiptarët të bashkuar krah sho-shoqi. Përballojmë plagët e rënda Kur ecim në gjak na shkel këmba Na gjakosi ylli me pesë gjëmba. Për tragjedinë u kemi lënë Zotin Atyre që zhdukën Ukshin Hotin Dardaninë e lanë pa Filozofin!
Por Dardania rriti legjendarin Trim mbi trima Adem Jasharin Duarve të lidhura u preu litarin. Shtëpinë e ktheu në kështjellë Nuk la serbin që ta shkelë Lirinë në zemra e ka mbjellë. Babë Murati dhe pse plak Thërret: Liria nuk vjen pa gjak! Ndaj lërtësoni flamurin bajrak!… Po luftojnë me gra e fëmijë Heroizmi në istikam të rri Nga heroizmi liria do të vijë…
Liria do shpërthejë si bozhure Në çdo prag po çelin lule Me kapuç të bardhë Dardani fodulle. E vure kufirin te Molla e Kuqe Sa rrite djem trima me huqe E stolisën Dardaninë si një nuse. Në udhë të Lirisë sot Dardania Në çdo hap i rritet siguria Afrim Bonjakut si bilbil i këndon alltia. Në Arbëri ne kemi Tiranën Ne e duam porsi nanën Nuk dona t’ia ndiejmë gjamën!
Në Bulevard është derdhë qyetaria Nuk duam të komandohemi nga Lubia Që e mbolli në Tiranë Serbia. Po lotoj unë siç lotoi nëna Shumë thellë i ka rrënët gjëma… Që kur komandonin Miladina e Dushana… Fatkeqësinë e provuam shumë herë Erdhi koha fatkeqësinë ta hedhim në humerë Të jetojmë në liri si shumë popuj të tjerë.
Ndaj mos ta shuajmë zjarrin që është ndezë Atdheun e kemi nga Nishi në Pervezë Ta bashkojmë shqipen që në gjenezë. Të bashkojmë Çamërinë e Mollosit Me Liburninë, me Dardaninë e Eposit Me ilirët e Shkupit, me trojën e Kastriotit. Ta mbajmë ndezë të zjarrtin flakadanë Po na ndihmon i madhi Oqeanë… Të bashkojmë Kombin Ilirianë…