Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se zgjatja e konstituimit të Kuvendit “nuk është dramatike”. Sipas tij, konstituimi mund të zgjasë më shumë e ka ftuar t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ata që mendojnë më ndryshe.
“Diskutimi është lidhur me ditën e mbajtjes së seancës edhe a e përbën një entitet vetëm, edhe a duhet të kryhet brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve, të cilët dallojnë interpretime, mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë seanca konstitutive. Kështu që kështu është duke ndodhur edhe tash. Thjesht është duke u zgjatur më shumë se një ditë themelimi i Kuvendit.
Nuk mendoj që është dramatike situata qysh po e interpreton opozita”- ka deklaruar Konjufca para mediave më . Kur është pyetur nga gazetarët se “a është shkelur Kushtetuta me thirrjen e seancës për të shtunën”, Konjufca tha se e “nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta”.
Duke folur për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive, Konjufca tha se Avni Dehari, pra kryesuesi i seancës konstituive duhet ta thërras atë. “E cakton kryesuesi. Besoj që së shpejti, së shpejti do të shkruajë”- tha Konjufca.
Konjufca paralajmëroi që Albin Kurti, kryetari i partisë do të tentojë të takohet përsëri me krerët e partive tjera, për të arritur një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve. “Kurrë nuk duhet të lodhemi nga dialogu politik. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e institucioneve tona. Edhe PDK-së, edhe LDK-së, edhe AAK-së duhet t’i drejtohet zoti Kurti.”- tha ai.
Në një aktgjykim të qershorit 2025, Gjykata Kushtetuese ka dhënë si afat 30 ditë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që të thirret dhe të konstituohet Kuvendi. “Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditëve nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë.
Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit.”- thuhet në paragrafin 132 të këtij aktgjykimi. Më janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, derisa më ishte thirrur seanca konstituive.
Sipas kalkulimeve i bie që të jetë dita e fundit e afatit për konstituimin e Kuvendit sipas aktgjykimit të Kushtetueses. Kanë kaluar gati 48 orë prej kur është ndërprerë për herën e fundit vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës , e miratuar më , kur kryetar i Kuvendit ishte Glauk Kojnufca, në pikën e pestë të nenit 12 shkruan: Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.
Pra rrjedhimisht, vazhdimi i seancës konstituive do duhej të ndodhte para orës të së hënës së , pasi që përafërsisht në këtë orë ishte ndërprerë vazhdimi i seancës të mbajtur më . Bazuar në këtë rregullore, seanca konstituive e legjislaturës së nëntë gjatë vitit 2025 ishte thirrë mbi 60 herë derisa përfundoi seanca konstituive e asaj legjislature.
Më , kur është pyetur Glauk Konjufca, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe zv.kryeministri në detyrë për thirrjen e vazhdimit të seancës, i njëjti është përgjigjur shkurt. “Tash kur do të thirret seanca, është, nuk mundem ta caktoj unë. E cakton kryesuesi. Besoj që së shpejti”- tha ai.
Ndërsa Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, si deputeti më i vjetër i cili e kryeson seancën konsituive ka zgjedhur të shkruaj në Facebook.
