SHBA/Trump nënshkruan dy urdhra të rinjë ekzekutivë kundër turizmit

0%

U ndalohet ose u hiqet shtetësia fëmijëve të lindur në Amerikë, të diplomatve, politikanve dhe biznesmenve të huaj Më Presidenti Donald Trump nënshkroi dy urdhra ekzekutivë që synojnë ndalimin e praktikës së njohur si “turizmi i lindjes” dhe ngushtimin e përjashtimeve nga shtetësia automatike me të drejtë lindjeje.

Masat vijnë pesë javë pasi Gjykata Supreme, në vendimin Trump kundër Barbara të 30 qershorit 2026, rrëzoi përpjekjen e mëparshme më të gjerë të administratës për t’i dhënë fund shtetësisë me të drejtë lindjeje për fëmijët e emigrantëve pa dokumente ose me status të përkohshëm.

Urdhri i parë, titulluar “Vazhdimi i mbrojtjes së kuptimit dhe vlerës së shtetësisë amerikane”, identifikon kategori specifike fëmijësh që nuk gëzojnë shtetësi automatike sipas interpretimit të Gjykatës Supreme për Amendamentin e 14-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto përfshijnë fëmijët e diplomatëve dhe punonjësve të huaj të qeverisë ose organizatave ndërkombëtare me imunitet, fëmijët e personave të identifikuar si “armiq të huaj” ose anëtarë të organizatave terroriste të huaja; si dhe fëmijët e prindërve që kanë kryer transaksione tregtare ose aktivitete mashtruese për të siguruar praninë e nënës (ose surrogate) në tokë amerikane me qëllim lindjen për pasaportë.

Urdhri i dytë, “Duke i dhënë fund turizmit të lindjes”, u delegon autoritet Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të mohuar vizat turistike kur ka arsye të besohet se qëllimi kryesor është lindja, për të revokuar vizat ekzistuese dhe për të ndërmarrë masa kundër lehtësuesve të skemave komerciale.

Në tekstin e urdhrit theksohet se “nënshtetësia nuk është mall që blihet përmes shfrytëzimit të llogaritur dhe shmangies së ligjit të emigracionit”. Shtëpia e Bardhë citon një vlerësim se rreth 77 mijë persona hynë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023 me viza jo-emigruese me motiv të fshehtë lindjen e fëmijës.

Televizioni Local 10 në Miami-Dade raportoi se masat prekin drejtpërdrejt bizneset që ofrojnë shërbime “concierge” për gra të huaja shtatzëna. Duke marrë si shembull një klinikë në North Miami Beach, e lidhur me Dr.

Wladimir Lorentz, i cili është përmendur si shembull. a Klinik kjo që promovonte shërbime materniteti në spanjisht dhe portugalisht me reklama të tipit “Lind fëmijën tënd në Miami”. Paketat e plota në Florida (mjek, spital, dokumente, akomodim) kushtojnë zakonisht 15 000–27 000 dollarë për lindje natyrale ose me operacion; versionet më luksoze arrijnë 40 000–50 000 dollarë.

Qëllimi afatgjatë i kësaj praktike mbetet mundësia e bashkimit familjar të mëvonshëm përmes fëmijës qytetar. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ka të dhëna publike për rrjete të organizuara në shkallë të gjerë si ato kineze apo ruse.

Megjithatë, në maj–korrik 2025 Ambasada Amerikane në Tiranë lëshoi paralajmërime të qarta se përdorimi i vizës turistike me qëllim kryesor lindjen e fëmijës në SHBA është i papranueshëm dhe rrezikon refuzimin e vizës aktuale ose të ardhshme. Raste individuale kanë ekzistuar. Ekspertët ligjorë presin sfida të menjëhershme në gjykatat federale.

Kritikët argumentojnë se, sapo fëmija lind fizikisht në tokë amerikane, dega ekzekutive nuk ka fuqi kushtetuese për t’i mohuar shtetësinë sipas Amendamentit të 14-të. Administrata mbron se urdhrat përputhen me përjashtimet “ekstraterritoriale” të njohura nga vendimi Barbara.

Këto dy urdhra hapin një kapitull të ri në debatin e gjatë mbi kuptimin e shtetësisë amerikane me të drejtë lindjeje.

Burimi: Bota Sot