Një aksident tragjik ka ndodhur në një rrugë rurale në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, ku një kamion i Kryqit të Kuq Gjerman është përplasur me një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona. Sipas policisë, kamioni, i cili po vinte nga drejtimi i Notscheid, u përplas me motoçikletën që po lëvizte në drejtim të kundërt.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti 38-vjeçar dhe pasagjerja e tij 33-vjeçare humbën jetën në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se shoferi 35-vjeçar i kamionit po tentonte të kthehej dhe nuk e kishte vërejtur motoçikletën që po vinte përballë. Megjithatë, policia ende po heton për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.
Dy personat në motoçikletë pësuan lëndime të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve emergjente, nuk arritën të mbijetonin. Shoferi i kamionit pësoi shok dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
