Ngjitje, adrenalinë dhe aventurë: “Marimangat e Pejës” paralajmërojnë

0%

“Marimangat e Pejës” kanë njoftuar për organizimin e Festivalit të 4-t të Ngjitjes, i cili do të mbahet nga 4 deri më 13 shtator në Rugovë. Festivali do të mbledhë adhurues të ngjitjes, aventurës dhe natyrës, të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë emocionet e ngjitjes në Via Ferrata dhe aktivitetet e tjera të parapara në kuadër të festivalit.

Organizatorët e kanë cilësuar Rugovën si një prej destinacioneve më të veçanta për aktivitete të tilla, duke i ftuar qytetarët dhe turistët që t’i bashkohen këtij organizimi. “Dëshironi adrenalinë dhe aventurë? Mos kërkoni më tej se Rugova, perla e fshehur e natyrës.

Bashkohuni me Festivalin e 4-t të Ngjitjes dhe pushtoni Via Ferrata-n – një atraksion unik i projektuar për emocione të paharrueshme”, thuhet në njoftimin e “Marimangat e Pejës”. Festivali do të zhvillohet nga 4 deri më 13 shtator, me qëllim promovimin e ngjitjes, turizmit malor dhe bukurive natyrore të Rugovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi