Kosova do të përfaqësohet me dy atletë në Kampionatin Evropian. Synimi është që të arrijnë kohë sa më të mirë dhe të dalin faqe bardhë. “Kosova është nisur drejt Birmingham-it të Anglisë, ku nga data 10 deri më 16 gusht do të zhvillohet Kampionati Evropian i atletikës.
Vendi ynë në këtë ngjarje të madhe të atletikës evropiane do të përfaqësohet nga dy atletë: Leon Thaqi – garon në disiplinën 800m më 10 gusht. Gresa Bakraçi – garon në disiplinën 5000m më 11 gusht. Ekipi udhëhiqet nga trajneri Zijadin Kryeziu.
Në emër të të gjithë komunitetit të atletikës, Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, i ka uruar ekipit tonë suksese, fat dhe një paraqitje sa më dinjitoze në arenën evropiane”, thuheht nga Federata e Atletikës e Kosovës.
