Talenti i Liverpoolit mund të luajë vetëm edhe një ndeshje këtë vit

0%

Një nga talentet më premtuese të Liverpoolit mund të luajë vetëm edhe një ndeshje për klubin gjatë vitit 2026, pavarësisht se Andoni Iraola i dha një vend titullari në humbjen 3-2 ndaj Monacos në një miqësore parasezonale.

“Të kuqtë” po rikthehen gradualisht në kapacitet të plotë, teksa sezoni i Premierligës po afrohet dhe lojtarët po rikthehen pas pushimeve të detyrueshme që morën pas Botërorit.

Një formacion i fortë i Liverpoolit u zgjodh për të nisur ndeshjen në “Anfield” të shtunën pasdite, me Florian Wirtz, Alexander Isak, Alisson Becker dhe kapitenin Virgil van Dijk që ishin të gjithë në formacionin titullar. Isak i dha avantazhin ekipit të Iraolas në minutën e 16-të pas një aksioni fantastik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ryan Gravenberch dhe Dominik Szoboszlai kombinuan me një pasim të shpejtë një-dy në hyrje të zonës, përpara se ish-lojtari të shërbente Isakun, i cili mposhti portierin. Më pas Isak asistoi Wirtzin për ta çuar rezultatin në 2-0 në minutën e 29-të, ndërsa Alexander Golovin ngushtoi diferencën për Monacon nga pika e bardhë pak para përfundimit të pjesës së parë.

Skuadra nga principata franceze e përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me golat e ish-sulmuesit të Arsenalit, Mika Biereth, dhe talentit të ri gjerman Paul Brunner.

Në formacionin e Liverpoolit ishte edhe qendërmbrojtësi 18-vjeçar Ifeanyi Ndukwe, i cili ka lënë përshtypje të shkëlqyera gjatë gjithë fazës përgatitore, në një periudhë kur Liverpooli po përballet me probleme të shumta dëmtimesh në mbrojtje.

Mbrojtësi shtatlartë, 1.98 metra i gjatë, iu bashkua Liverpoolit në fillim të merkatos nga klubi austriak Austria Wien, në një transferim me vlerë rreth 2.6 milionë paund. Ndukwe duket se ka një të ardhme të ndritur në “Anfield”, pasi impresionoi në pjesën e parë ndaj Monacos, përpara se të zëvendësohej në pushim.

Por ai mund të luajë vetëm edhe një ndeshje për Liverpoolin gjatë pjesës së mbetur të vitit. Arsyeja është se, kur firmosi me klubin, ai nuk arriti pikët e nevojshme për të përfituar lejen e punës në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se nuk mund të luajë në ndeshje zyrtare.

Në vitet e mëparshme, austriaku mund të kishte përfituar nga një leje Elite Significant Contribution (ESC), e cila u jepet lojtarëve që nuk plotësojnë kriteret për lejen standarde Governing Body Endorsement (GBE). Por një rregull i ri i Federatës Angleze për këtë sezon ka ulur me një numrin maksimal të vendeve ESC që çdo klub i Premierligës mund të ketë në skuadër.

Vendi i lirë i ESC është marrë nga një tjetër afrim i ri, Mor Talla Ndiaye, qendërmbrojtës 18-vjeçar nga Senegali, i transferuar këtë verë nga Amitie FC. Kjo do të thotë se Ndukwe nuk do të ketë të drejtë të luajë për Liverpoolin deri në vitin 2027, më së hershmi, dhe duhet të huazohet në mënyrë që të fitojë minuta në ekipin e parë.

Ai do të ketë mundësi të luajë në miqësoren e fundit parasezonale të të kuqve ndaj Como-s të shtunën e ardhshme. Agjenti i tij, Georg Lederer, deklaroi për “Sky Sports Austria” në korrik: “Një klub ku do të huazohet tani do të gjendet, ku Ifeanyi mund të fitojë përvojë duke luajtur në një nivel shumë të lartë.

Pavarësisht këtij ndryshimi, ne e shohim situatën si një mundësi të madhe për Ifeanyin. Disa klube të mëdha ndërkombëtare kanë shprehur tashmë interes konkret për një huazim”. Lederer shtoi se Liverpooli kishte dashur që Ndukwe të ishte pjesë e ekipit të parë dhe jo e akademisë gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, nëse ai do të kishte siguruar lejen e punës.

Ndërsa Iraola është mbështetur te lojtarët e rinj gjatë fazës përgatitore për shkak të numrit të madh të dëmtimeve në repartin defensiv, Liverpooli po i afrohet transferimit të një tjetër qendërmbrojtësi. Kapiteni i Barcelonës, Ronald Araujo, është pranë një huazimi njëvjeçar te Liverpooli. Raportohet se marrëveshja do të jetë një huazim i drejtpërdrejtë, pa opsion blerjeje.

Nuk është ende e qartë se sa i rëndësishëm do të jetë roli i 27-vjeçarit nën drejtimin e Iraolas, duke pasur parasysh se në skuadër janë tashmë Virgil van Dijk, Giovanni Leoni, i cili është rikthyer, dhe afrimi i ri Jeremy Jacquet. Megjithatë, Araujo do të ofrojë mbulim në mbrojtje pas dëmtimit të Joe Gomez dhe largimit të Ibrahima Konates si lojtar i lirë gjatë verës.

Burimi: Bota Sot