KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zbuluar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës. Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, lidhjet ilegale janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.

“Gjatë ditës së sotme janë zbuluar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës”, – thuhet në njoftim. Kompania ka bërë të ditur se rastet do të procedohen më tej.

“Lidhjet ilegale janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa lëndët përkatëse do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.” – thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. KRU “Prishtina” ka publikuar edhe fotografi nga aksioni i zhvilluar për identifikimin dhe shkyçjen e lidhjeve ilegale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo