Shkëndija fitoi, por fitoi edhe Hiberniani

0%

Shkëndija e mposhti Vardarin me rezultatin 0:2 në Shkup dhe në një atmosferë fantastike do ta presë ndeshjen e kthimit kundër Hibernianit, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Të kujtojmë se në ndeshjen e parë në Skoci, Hiberniani fitoi 2:1, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Shkup, në Arenë, të enjten.

Shkëndija fitoi këtë pasdite, por në të njëjtën kohë luajti edhe Hiberniani në kampionatin skocez. Edhe Hiberniani luajti si mysafir, në ndeshjen e javës së dytë, dhe arriti të fitojë me rezultatin 1:2 ndaj Glasgow Rangers. Campbell nga penalltia dhe Wright në minutën 90+3 shënuan për Hibernianin, ndërsa Rangers barazoi në minutën e 85-të me një autogol të Caivës.

Kjo tregon se Hiberniani mund të jetë shumë i rrezikshëm si mysafir.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot