Rama mbajti Maliqin në krye të Urbanizmit e Kadastrit – mbylli për

0%

Shpërndaje në: Të dy vendimet për emërimin u morën në të njëjtën ditë dhe në të dyja u përshkrua se hyjnë në fuqi më . Edhe pse bëhet fjalë për drejtori me kompetenca të ndara, Maliqi ushtroi njëkohësisht funksione drejtuese në të dyja.

Juristi Anton Nrecaj thotë se kjo situatë përbën konflikt interesi Ilirjana Thaqi Dyshime për konflikt interesi janë ngritur për shefin e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për të cilin, në komunikimet e publikuara nga një sinjalizues, pretendohet se ka legalizuar jashtëligjshëm objekte ndërtimi me qëllim përfitimi për vete e të tjerët.

Më , Florent Maliqi, u emërua drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, ndërsa njëkohësisht edhe ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë së Kadastrit. Të dy vendimet për emërimin u morën në të njëjtën ditë dhe në të dyja u përshkrua se hyjnë në fuqi më . Edhe pse bëhet fjalë për drejtori me kompetenca të ndara, Maliqi ushtroi njëkohësisht funksione drejtuese në të dyja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Juristi Anton Nrecaj thotë se kjo situatë përbën konflikt interesi. “Në momentin kur i njëjti person inicion një procedurë ligjore, çfarëdo qoftë ajo, dhe më pas e njëjta procedurë kalon në një divizion tjetër, ndërsa po ai person, në cilësinë e ushtruesit të detyrës, merr vendim për të njëjtën çështje, atëherë natyrisht kemi të bëjmë me konflikt interesi”, ka thënë Nrecaj.

Maliqi ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit për rreth pesë muaj, ndërsa detyrën e ushtruesit të drejtorit të Kadastrit e ushtroi për rreth dy muaj e gjysmë.

Edhe Arbëri 23 nën 2025 Ndërpritet transporti publik, vazhdojnë përplasjet Rama-Murati-Abdixhiku për buxhetin Emri i tij u përmend edhe në reagimin e Komunës së Prishtinës, të publikuar në rrjetet sociale, pasi në Prokurorinë Speciale u dorëzua kallëzim penal, i bazuar në komunikime të dërguara nga një sinjalizues.

Në sinjalizim përmenden pretendime për legalizime të kundërligjshme të disa objekteve, të së paku pesë kompanive. Prej një jave, përfaqësues të kompanive nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS përkitazi me këto pretendime. Pa iu referuar pretendimeve të theksuara në sinjalizim, juristi Nrecaj thotë se duke ushtruar njëkohësisht detyrën në dy drejtori, edhe mund të abuzohet.

“Kjo përbën abuzim me pozitën zyrtare, por njëkohësisht është edhe një indikacion që duhet t’i drejtojë organet hetuese, të cilat, sipas detyrës zyrtare, duhet të iniciojnë procedurat përkatëse, pasi mund të ekzistojë dyshimi për abuzim dhe keqpërdorim si të parasë publike, ashtu edhe të detyrës zyrtare”, ka thënë Nrecaj.

Në Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, përkatësisht në nenin 8, përcaktohet se Baza e të Dhënave të Legalizimit është publike dhe se publiku ka qasje në të përmes ueb-faqeve dhe zyrave të organeve kompetente.

Edhe Arbëri 24 min. më parë Banorët e Fushë-Kosovës në hall nga mbeturinat, vonesat arsyetohen me fluksin e shtuar të konsumit Megjithatë, në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës aktualisht publikohen vetëm të dhëna të përgjithshme për numrin e legalizimeve, ndërsa nuk publikohen të dhëna të detajuara si në vitet e mëhershme.

Lidhur me mungesën e këtyre të dhënave, KOHA u ka dërguar pyetje 20 zyrtarëve të sektorit të legalizimeve, por nuk ka marrë përgjigje. E sa i përket sigurisë së objekteve, njohësi i ndërtimit Driton Tafallari thekson se legalizimi është vetëm procedurë administrative dhe nuk garanton përmbushjen e standardeve teknike e të sigurisë.

“Procesi i legalizimit nuk mundet me e siguruar nëse një objekt është teknikisht stabil edhe nëse ky objekt i përmbush kriteret teknike. Mirëpo kjo për arsye se është një proces shumë i komplikuar se pas përfundimit të ndërtimit të një objekti është shumë e vështirë që të verifikohet se si është struktura e brendshme e atij objekti.

Kështu që legalizimi i ndërtimeve pa leje nuk merret me përbërjen teknike të objektit, po më tepër është një proces administrativ i cili kërkon që të plotësohen një numër i kritereve për të bërë legalizimin”, ka deklaruar Tafallari.

Edhe Arbëri 29 min. më parë Mungesa e ujit rrezikon shërbimin e dializës në QMF-në në Kodrën e Trimave Legalizimi është procedura ligjore që u mundëson ndërtimeve pa leje të fitojnë status të ligjshëm dhe të regjistrohen në Kadastër, nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në vitin 2022 në Kosovë figuronin rreth 352 mijë ndërtime pa leje. Nga këto, rreth 46 mijë ishin në Komunën e Prishtinës, ndërsa mbi 75 për qind e ndërtimeve ekzistuese në vend ishin pa leje.

Burimi: Koha